Gliko rrushi

Reçel rrushi me bajame

Përbërësit
  • 1 kg rrush
  • 1 kg sheqer
  • 2  filxhan ujë
  • 100 gr e bajame të zbardhura
  • 1 degë ambaroriza (Pelargonium graveolens) ose 1 vanilje pluhur
  • Lëng nga një gjysmë limoni
Përgatitja
  • Lajmë mirë rrushin dhe heqim bishtat e lemë të kullojë .
  • E hedhim në një tenxhere, hedhim sheqerin përsipër dhe ujin. 
  • Ziejmë në temperaturë të ulët për 10 minuta duke i hequr shkumën.
  • Heqim tenxheren na zjarri dhe e lëmë për 24 orë.
  • Ditën tjetër ziejmë prapë glikonë deri sa të trashet lëngu.
  • pak përpara se ta heqim nga zjarri hedhim bajamet xhenxhefilin dhe lëngun e limonit, të mos sheqeroset glikoja.
  • E lemë glikonë të ftohet dhe më vonë  e hedhim në vazo.
  • Mbyllim vazot fortë sa janë të ngrohta dhe i kthejmë përmbys, ruajmë vazot në vend të 
  • freskët.



Δημοσίευση σχολίου