Qofte me perime (recetë Turke)

Përbërësit për 4-6 racion
Për qoftet (keftedhes)

  • 450 gr mish i grirë qengji ose viçi
  • 1 qepë e mesme e grirë hollë
  • 2 fleta bukë e regjur në ujë dhe e shtrydhur fortë
  • 1 vezë e rrahur
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 l,k kimino (cumin)
  • 1/2 l,k piper i kuqë (paprika)
  • Kripë. piper
  • Perimet
  • 450 gr patate të prera katrore
  • 1 spec jeshil që i kemi hequr zhapën e prerë në fleta
  • 1 karrot e madhe e prerë në fleta
  • 4 thelb hudhër të prera hollë
  • 400 gr domate të prera hollë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 240 ml ujë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Para ngrohim furrën në 180°C 
  • Njomim bukën në ujë dhe marrim tulin e bukës me kujdes (vetëm tulin marrim nga buka jo kore) e shtrydhim fortë dhe e hedhim në tas hedhim dhe përbërësit e tjerë për veç mishit, trazojmë mirë kjo metodë do zbuti qepën dhe do lejojë erëzat të bashkohen më mirë. 
  • Shtojmë mishin dhe përziejmë prapë mirë. 
  • Marrim një grusht nga masa dhe formojmë duke i rrotulluar në duar të lagura me ujë qofte.
  • Nga ky moment mund ti ruajmë në frigorifer të mbuluara dhe ri përdorim kur të na duhen.
  • Në një tepsi sobe shtrojmë në radhë perimet dhe qoftet përsipër. 
  • Shtojmë domatet e grira hollë, ujin, vajin,kripë dhe piper dhe trazojmë mirë. Pjekim në furrë për 45- 50 minuta deri sa patatet të jenë të buta dhe salca e pikët.
  • Shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me oriz ose 2 fleta bukë të thekur.

Δημοσίευση σχολίου