Makarona me karkalec deti




 Një recetë e shkëlqyer për një pjatë të shijshme për të gjithë familjen.

Përbërësit 
  • 1 pako spaget ose tagliatele
  • 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër  të grira hollë
  • 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
  • 1/4 filxhan vajë ulliri
  • 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer
  • 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja
  • Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
  • Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
  • Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
  • Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
  • Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
  • Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
  • Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevoitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
  • Nëse duam ti ziejmë veçant makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë. 
  • Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
  • Shërbejmë menjëherë pas  përgatitjes.

    Δημοσίευση σχολίου