10 këshilla për një shtëpi të pastër!




Si mund të siguroheni që hapësira juaj personale është aq e shëndetshme sa duhet? Ndiqni këto dhjetë këshilla për një shtëpi të pastër!
Vini në palestër, ushqeheni siç duhet, përdorni në verë dhe në dimër krem mbrojtës nga dielli, nuk pini duhan duke u përpjekur për të ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme.
Megjithatë, ju kaloni shumë kohë nga jeta juaj e përditshme në një vend që nuk është shumë i sigurt për të përmbushur standardet bazë të higjienës!
"Përqendrimi i shumë ndotësve zakonisht është dy deri në pesë herë më i lartë në shtëpinë tuaj sesa në ambientin jashtë saj", thotë John Girman, një Zyrtar për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara. Çdo gjë, deri dhe jastëkët dhe qirinjtë tuaj, mund të ndikojnë në frymëmarrjen dhe ajrin në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, ka mënyra të thjeshta për të pasur një shtëpi më të shëndetshme për ju dhe mjedisin tuaj. Kryeni dhjetë këshilla që janë nga më të rëndësishmet për të pasur një shtëpi të pastër.

  • Duhet të lini këpucët tuaja jashtë portës. 
  • Këpucët tuaja sjellin pluhur të fëlliqur dhe pesticide në shtëpi, kështu që në shtëpi vishni vetëm pantofla të pastra.
  • Eliminoni organizmat e vogla (mites).
  • Në çdo shtëpi janë këto organizma të vogla që mund të përkeqësojnë alergjinë dhe astmën, por ka një mënyrë për të minimizuar praninë e tyre. Këto organizma ushqehen me qeliza e vdekura të lëkurës, preu furnizimin e tyre ushqimor: Të lani çarçafët një herë në javë në temperaturë 60 gradë dhe të përdorin këllëf dhe çarçaf anti-alergjik, të cilët nuk lejojnë qelizat e lëkurës të kalojnë në shtresa të më poshtme dhe në dyshek.
  • Hapni dritaren pas dushit.
  • Lagështia e tepërt mund të krijojë një ambient të përshtatshëm për myk, që mund të shkaktojë simptoma që ngjajnë me një rrjedhje hundësh alergjike. Hapni dritaren gjatë dushit (në verë) dhe lini të hapur për rreth 10 minuta pas larjes.
  • Zgjidhni produktet natyrore për pastrimi.
  • Preferoni pastrues biologjik për pastrimin e shtëpisë. Pastruesit tradicional shtëpiak shpesh përmbajnë kimikatë të dëmshme, të tilla janë si klori dhe glycol etilen, të cilat lëshojnë (Volatile Organic Compounds – VOC) që mund të shkaktojë dhimbje koke, vjellje dhe ngacmime në hundë dhe në fyt.
  • Përdorni qirinj me qeri natyral me dyll blede.
  • Digjen në mënyrë "më pastër" se sa ata të bërë nga parafina. Kujdesuni që fitili i tyre të jetë prej pambuk. Kujdesuni të mos ndizni qirinj aromatik në ambiente të mbyllura, mbushim ambientin me një përzierje pluhuri dhe pika të lëngshme të cilat mund të shkaktojnë problem me frymëmarrjen dhe lëkurën.
  • Ndaloi pirjen e duhanit në shtëpi.
  • Është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj.
  • Preferoni dysheme të zhveshura.
  • Qilimat dhe tapetat grumbullojnë papastërti, pluhur dhe flokë dhe janë veçanërisht të vështira për t'u pastruar. Por ky nuk është problemi juaj i vetëm: Në shumë raste, prodhuesit kanë shtuar toksike kimikate rezistent të njohur si PBDE (polybrominated Diphenylethers). Ashtu si në tapeta dhenë mobilje, madje edhe në pajisje elektronike. Studimet kanë treguar se këto komponime janë të lidhura me problemet e gjëndrës tiroide dhe sistemit riprodhues. Ju mund të zvogëloni ekspozimin ndaj tyre duke i lënë dyshemetë të zhveshura, pa qilim ose tapet.
  • Lyeni shtëpinë me ngjyra të përshtatshme.
  • Nëse zgjidhni bojëra të vjetra, muret e tuaja mund të mbledhin tym të dëmshëm deri në një vit. Herën tjetër që dëshironi të rifreskoni shtëpinë tuaj me një lyerje boje zgjithni ato të teknologjisë së re që janë me përmbajtje VOC të ulët.
  • Kufizoni pastrimin e thatë të rrobave.
  • Veshjet, mbulesat për shtratin, qilima dhe perde që dërgoni për pastrimi kimik të thatë mund të lëshojnë një tretës të quajtur Perchloroethylene ndoshta një substancë kancerogjene ndaj njerëzve, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Kancerin. Për tu mbrojtur, përpiquni të blini rroba dhe basma që mund të lani në shtëpinë tuaj.
  • Blini mobilie me dru të ngurtë (solid wood).
  • Rafte, mobilie për televizorin apo për magnetofon, tavolina, karrige pothuajse për çdo lloj mobilie bëhen shpesh prej druri të kompresuar (tallash) të cilat mund të përmbajnë formaldehyde, një kimikat që mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe krizë astme. Edhe pse mobiliet e drurit të ngurta zakonisht janë më të shtrenjta, sepse ai është me cilësi më të lartë, mendoni se do të investoni edhe në shëndetin tuaj.

Δημοσίευση σχολίου