Byrek qumështi i mbështjell rolo (galaktobureko)



Përbërësit

Për petët

  • 600 gr petë bakllavaje (krustas)
  • 200 gr gjalpë i freskët i cilësisë së mirë
Për kremin
  • 2 1/2 filxhan qumësht i plotë në yndyrë
  • 1/2 semolina e hollë
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 4 vezë
  • 3 vanilje
  • 50 gr gjalpë i freskët
  • Lëkura e 1 limoni në rende
Për shurupin
  • 4 1/2 filxhan sheqer
  • 3 filxhan ujë
  • 1 vanilje
  • Lëng nga 1/2e limonit
Përgatitja
Sherbeti
  • Hedhim në një tenxhere, ujin, vaniljen dhe ziejmë për 7' minuta që nga momenti që fillon të ziejë. E heqim nga zjarri shtojmë limonin dhe e lëmë mënjanë.
Për kremin
  • Godasim të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (marengë) dhe shtojmë të verdhat një nga një duke i goditur sa të bëhet një mas homogjene.
  • Në një tenxhere të madhe vendosim qumështin dhe sheqerin dhe e nxehim jo të vloj.
  • Hedhim semolina pak nga pak duke trazuar vazhdimisht të bëhet krem, sa të filloj të nxjerrë flluska tërheqim tenxheren nga zjarri. Hedhim gjalpin, lëkurën e limonit të grirë në rende dhe vaniljen dhe trazojmë të shkrijë gjalpi. 
  • Në fund shtojmë dhe vezët e rrahura, ngadalë duke trazuar masën. Lemë kremin mënjanë të ftohet dhe e trazojmë disa herë që mos të çojë cipë përsipër.
Për mbështjelljen
  • Shkrijmë gjalpin e freskët. Hapim petët në tavolinë marrim në fillim 50 gr (mundet të mos ti përdorim të gjitha) presim petët në 3 shirita për së gjati.
  • Lyejmë petët me gjalpë një nga një i palosim më dysh dhe i i lyejmë përsëri me gjalpë.
  • Vendosim në anë të çdo pete 1 1/2 lugë kafeje nga kremi, palosim anët dhe lyejmë me gjalpë anët e palosura i mbështjellim duke i rrotulluar në formë cilindri.
  • Shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë cilindrat duke lënë pak vend midis tyre sepse do fryhen në pjekje.
Për pjekjen
  • Kur të kemi mbaruar me mbështjelljen hedhim gjalpin e mbetur përsipër dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 190°C për 15 minuta, në vazhdim ulim temperaturën në 160°C dhe pjekim për 30 minuta të tjera deri sa të marri ngjyrë të artë përsipër.
Për sherbetin
  • Hedhim sherbetin e ftohtë lugë-lugë përsipër byreqeve të nxehta menjëherë sa ti nxjerrim nga furra .
  • Lëmë sa të vaket byreku dhe shërbejmë.

Δημοσίευση σχολίου