Përbërësit
- 1100 gr miell për çyrek
- 320 gr sheqer
- 150 gr qumësht i freskët
- 100 gr ujë
- 1 portokall i mesëm i bluar në mikser me gjithë zhapën i heqim vetëm farat
- 3 vezë
- 2 të verdha veze
- 80 gr maja e butë
- 2 vanilje
- 2 l,k mahlebi
- 1 l,k mastika pluhur
- 100 gr gjalpë qumështi
- 100 gr fitini
- 1 brez kripë
- Në tasin e përpunueses së brumit hedhim 100 gr ujë të vakët, shtojmë majanë, 100 gr nga mielli, 1 lugë supe nga gjalpi trazojmë në përpunuesen e brumit në shkallën e ulët të bëhet një brumë i hollë.
- Lemë brumin të vijë pasi e kemi mbuluar me transparent 20 minuta në vend të ngrohtë.
- Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit, sheqerin, qumështin, vezët, vaniljet, mahlebin, mastikën, kripën dhe në fund portokallin e bluar. Trazojmë të bëhet një salcë e vakët rreth 40°C.
- Gjalpin e mbetur e shkrijmë dhe e lemë mënjan.
- Kur të jetë gati brumi me majanë hedhim brenda miellin dhe salcën e vakët. Godasim në shkallën e ultë të përpunueses rreth 8 minuta dhe 2 minuta në shkallën e 3 me 4.
- Gjalpin e shkrirë e hedhim në brumë ngadalë 3 me 4 herë gjatë përpunimit të brumit mbajmë 2 lug gjalpë për në fund.
- Lemë masën të mbuluar me transparent dhe të lyer me gjalpin përsipër të 2-3 fushohet në vend të ngrohtë për 1 me 1,5 orë.
- Peshojmë brumin në masën që dëshirojmë dhe bëjmë 9 cilindra të njëllojshëm (me këtë brumë dalin 3 çyrek mesatar nga 3 cilindra secili), lemë në tepsi cilindrat të mbuluar me transparent për 15 minuta.
- Bëjmë gërshet çyreqet dhe i lemë në vend të ngrohtë të mbuluar me transparent për 35-40 minuta të trefishohen.
- Lyejmë çyreqet me një të bardhë veze përsipër dhe sipas dëshirës hedhim përsipër bajame fletë.
- Lemë dhe 10 minuta të tjera çyreqet dhe i vendosim në furrë të ngrohur paraprakisht në 160°C me rezistenca 40 me 50 minuta varet sa të mëdhenj janë çyreqet.
- Mbas 35 minutash mundemi ti mbulojmë me letër pjekëse në kanë marrë ngjyrë shumë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου