Erëzat e kuzhinës




Erëzat e kuzhinës janë pjesë e tharë e një bime që ka erë ose është pikante ose djegëse. Erëzat mund të jen fletë,fruta, kërcenjë ,rrënjë,fara dhe zhapa bimësh.
Përdorimi i erëzave është i shumtë në kuzhinë është i domosdoshëm në çdo recetë, esencat që merren nga erëzat përdoren për të prodhuar parfumet, tualetet, sapunët etje. Bimët që prodhohen erëzat janë bimë natyrore ose kultivohen.

Disa nga erëzat kryesore janë:

Piperi

Një nga erëzat më të njohura vjen nga bima piperi dhe ka shije djegëse përdoret pothuajse në të gjitha recetat e kuzhinës. Janë dy lloj piperi i zi dhe i bardh.
Chilli

Vjen nga piperi i kuq i tharë ose i njom i përpunuar, ka shije djegëse dhe pikante, përdoret në
supa dhe salca të ndryshme.
Paprika
Djegëse ose e ëmbël vjen nga piper të ndryshëm që përdoret në përgatitjen e sallamit dhe salcave të ndryshme etj.
Rigoni
Erz e rëndësishme që vjen nga degët dhe lulet e bimës së njohur rigon. Përdoret zakonisht në receta kuzhine por edhe përdoret si çaj për kollën.
Hudhra
E tharë dhe e bluar ne pluhur përdoret si erzë dhe jep shije në shumë receta.
Kopër Degët e bimës përdoren për të dhënë shije në shumë gjellë të ndryshme.
Dafina Fletët e bimës të thata ose të njoma përdoren për të dhënë shije në salca,supa etj.
Cumin

Frutat e thara dhe të përpunuara përdoren për të dhënë shije në pjatat e kuzhinës lindore (anatolike).
Susam (susam).
Farat e bimës kanë rëndësi të madhe ekonomike.
Janë shumë lloj përdorimesh në gatim dhe përdoren në furra buke në pastiçeri në përgatitjen e hallvës etj.
Karafili.
Erz e rëndësishme, prodhim i pemës karafil,e nevojshme për aromatisjen e shumë lloj ushqimeve dhe ëmbëlsirave të ndryshme.
Borziloku.
Në kuzhinë përdoren fletët zakonisht të thata, përdoret për të dhënë shije në mishra të pjekur gjellë të ziera me salcë sallata etj.
Nenexhik (mendërz)
Fletët e bimës të thata përdoren në gatime e kuzhinës dhe në pije të ndryshme.
Anise (Glikaniso)
Farat e bimës përdoren në brumë, përdoren në pije alkoolike si uzo dhe raki.
Rozmarinë.
Fletët dhe degët e bimës përdoren për të aromatisur shumë gatime, përdoret shumë në të pjekura jep shije të veçatë. Në ëmbëlsira përdoret në komposto dhe reçel. Ka një aromë të veçantë që ngjan me atë të çajës dhe shije pak të athët dhe pak djegëse.
Kanella.

Një nga erz më të njohurat. Vjen nga zhapa e pemës dhe përdoret në ëmbëlsira në liker në gatimet e kuzhinës dhe në parfume.
Sinapi.
Farërat e bimës përdoren për të prodhuar mustardën.
Arrë myshku.
Farërat e pemës përdoren në brumëra, ëmbëlsira në sallame mishra etj.

Δημοσίευση σχολίου