Si të heqim njollat në rroba


Kafeja
Ju ra kafe në rrobë të bardhë?
Kaloheni njollën në një përzierje uthull dhe alkool etilik (provojeni dhe në rrobë me ngjyrë nëse jeni siguruar më parë që nuk lëshon ngjyrë).

Ndryshku
Vendosni në njollë një fletë limoni ( më parë i kemi hequr zhapën limonit), mbi të vendosim një pecet të bardhë dhe më pas hekurosim me hekur të nxehtë sa duhet për rrobën. Nëse njolla nuk del e përsërisim prapë këtë metodë.
Mënyrë tjetër për ndryshkun: Vendosim kripë dhe limon mbi njollën dhe më pas lajm rrobën.

Njollë bari jeshil
Rroba me njolla bari, hedhim përsipër alkool etilik blu dhe në vazhdim lajm rrobën. 

Bojë stilolapsi
Me një zhapë banane në krahun e brendshëm të saj fërkoni njollën, ose me pak qumësht më pas laheni rrobën me dorë, nëse rroba është e bardhë, vendoseni rrobën në ujë me klor dhe fërkoheni.
Nëse bluza juaj është me ngjyrë lëreni të regjet në qumësht të vakt për disa orë dhe më pas laheni me ujë ku brenda kini shtrydhur limon.

Salcë e kuqe
Lëreni rrobën të regjet për një orë në ujë të nxehtë me glicerinë(do ta gjeni në farmaci) dhe njolla do zhduket.

Çamçakëz
Vendosim rrobën në frigorifer në akull, kështu çamçakëza do ngrij dhe do thyhet në copa.

Akullore
U lye bluza me akullore me çokollatë? Fërkoheni njollën me ujë me krip.

Njollë buzëkuqi
Mos e fërkoni rrobën nëse më parë nuk keni vendosur mbi njollën emulision fytyre ose alkool etilik dhe më pas e lajm.

Çantë lëkure
Fërkoni çantën ose këpucët prej lëkure me një pecet të regjur me qumësht, lëreni më pas të thahet dhe kaloheni me një rrobë të leshtë.

Zinxhir që nuk mbyllet
Kaloheni me majën e një lapsi.

Këpucët
Vendosim pak vazelinë atje ku na godasin këpucët.

Njollë vaji
Vendosni pak ilaç pjatash mbi njollën para se ta vendosni rrobën në lavatriçe.
Vendosni pudër bebe menjëherë mbi njollën e vajit dhe më pas e lani me ilaç enësh.

Gjaku
Nuk e lajm asnjëherë me ujë të nxehtë gjakun.lajm menjëherë me ujë të ftohtë dhe nëse nuk del njolla në 4 gota ujë hedhim ilaç enësh dhe 1 lugë supe amoniak e fërkojmë rrobën nga pjesa e brendshme.
Mënyrë tjetër: Në një legen me ujë të ftohtë hedhim kripë dhe vendosim rrobën për 2-3 orë.

Vera
Njolla e verës hiqet menjëherë me uzo vendosim një letër kuzhine në pjesën e poshtme dhe hedhim uzo ose mund të vini krip mbi njollën dhe vendoseni në ujë të ftohtë.

Manikyr thonjsh
Vendosim aceton mbi njollën dhe poshtë saj vendosim pambuk që të thithi ngjyrën, fërkojmë me një pecet dhe më pas lajm rrobën.

Δημοσίευση σχολίου