- 100 gr sheqer
- 100 gr miell
- 125 gr margarinë ose gjalpë
- 125 gr çokollatë kuvertura
- 2 vezë të mëdha
- 1 l,s kakao
- 1 brez kripë
- 2 vanilje
- 4 l,s qumësht
Përgatitja
- Në një tenxhere të vogël dhe në temperaturë shumë të avashme shkrijmë gjalpin me çokollatën.
- Në një tas hedhim të gjithë përbërësit e thatë sheqerin, miellin, kakaon, vaniljen, vezët dhe qumështin dhe trazojmë të përzihen mirë.
- Shtojmë dhe çokollatën e shkrirë me gjalpin dhe trazojmë prapë.
- Lyejmë me gjalpë dhe spërkatim me kakao 6 forma për sufle.
- Ndajmë masën dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht 180°C për 8 minuta vetëm.
- Heqim nga forma duke shkuar një thikë rreth e për qark dhe i kthejmë në pjatë.
- Shërbejmë me akullore të dëshirës sonë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου