Përbërësit
Për panispanjën
- 5 vezë
- 1/2 filxhan sheqer
- 3/4 filxhan miell
- 1 vanilje
- 1 brez kripë
- 1 l,k pluhur pjekës baking powder
- 1 filxhan sheqer
- 1,1/2 filxhan ujë
- 1 l,k lëng limoni
- 1 vanilje
- 500 gr vegetal cream (jeshilen)
- 100 gr qumësht i kondensuar
- 1 kuti pluhur garni (krem pastiçerie)
- 2 vanilje
- 1 qumësht i sheqerosur (pana)
- 700 gr luleshtrydhe
- 8-9 l,s sheqer
- 1 l,s e plotë niseshte
- 1 vanilje
- 2-3 l,s konjak ose pije luleshtrydhe
- Godasim vezët me sheqerin dhe kripën për 5 minuta.
- Shtojmë përbërësit e thatë të kaluar në sitë dhe trazojmë lehtë me një shpatull.
- Hedhim masën në një tepsi 26-28 cm ku kemi shtruar letër pjekje dhe pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta.
- Vlojmë sherbetin për 1 minutë nga ora që fillon të vlojë dhe e lemë të ftohet.
- Në blender hedhim luleshtrydhet me sheqerin dhe niseshtenë godasim të bëhen pelte.
- Nëse dëshirojmë masa të jetë pa farat e luleshtrydhes, kullojmë masën në një sitë duke e shtypur me një lugë.
- Hedhim pelten në një tenxhere dhe trazojmë me shpejtësi të lidhet kremi mbi zjarr.
- Shtojmë pijen ose konjakun dhe vaniljen.
- Hedhim masën në një tas dhe e mbulojmë me transparente e lemë të ftohet.
- Godasim në mikser kremin me qumështin, vaniljet dhe kremin e pastiçerisë garni në santigji, shtojmë dhe panën.
- Në një pjatë të madhe vendosim çerkun dhe formojmë tortën duke vendosur panaspanjën, shurupin, kremin e vaniljes dhe kremin e luleshtrydhes dhe prapë pandispanjë,shurup,krem vanilje (në mes nuk vëmë krem luleshtrydhe) dhe prapë pandispanjën e fundit shurup, krem vanilje dhe mbarojmë me kremin luleshtrydhe.
- Vendosim tortën të ngrijë në frigorifer në ngrirje për 1-2 orë dhe më pas i heqim çerkun tortës.
- Mbulojmë dhe anët e tortës me kremin e vaniljes qe na ka mbetur dhe zbukurojmë tortën përsipër (me këtë krem del saktësisht masa dhe për zbukurim).
- Mundemi ti presim në feta luleshtrydhet nëse dëshirojmë të mos i bëjmë pelte.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου