Fërgesë me vezë

Përbërësit
  • 5 vezë
  • 5 domate të mëdha të pjekura mirë
  • 1/2 spec jeshile e prerë hollë
  • 1 thelb hudhër e prerë hollë
  • 50 gr djathë i bardhë feta
  • 40 gr djathë kaçkavall (sipas dëshirës)
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • Krip, piper 
Përgatitja
  • Lajmë domatet ju heqim zhapën dhe i presim hollë.
  • Në një tigan të thellë hedhim domatet e prera, specin, hudhrën, vajin, kripën, piperin dhe rigonin, (pakë kripë se do shtojmë dhe djathin).
  • Trazojmë shpesh mos të ngjisë, ziejmë për 10 minuta deri sa të mbetet me pak lëng.
  • Shkoqim djathin me dorë dhe e hedhim në tigan bashkë me djathin kaçkavall dhe trazojmë.
  • Godasim vezët dhe i hedhim dhe këto në tigan,trazojmë sa të piqen vezët dhe shërbejmë.

Δημοσίευση σχολίου