Kurabie (kurabiedhes)

Kurabiet ashtu si dhe melomakaronat jan ëmbëlsira tradicionale greke që bëhen për krishtlindje.

Përbërësit
  • 2 filxhan gjalpë 
  • 1/2 filxhan sheqer pluhur
  • 2 vanilje
  • 1 filxhan bajame të zbardhura dhe të pjekura të thërrmuara
  • 4 filxhan miell i zakonshëm (alatini)
  • Pak ujë lulesh (rose water)
  • Sheqer pluhur për spërkatje nga jashtë
Përgatitja
  • Në një tigan vendosim bajamet pasi ju kemi hequr zhapën i pjekim deri sa të marrin ngjyrë të verdhë, i godasim në mikser të thërrmohen.
  • Mund ti thërrmojmë në copa mund ti bëjmë dhe pluhur kjo varet se si i preferojmë në kurabie. 
  • Godasim në mikser gjalpin me sheqerin dhe vaniljen nëse përdorim vanilje farë duhet ta zbardhim atë, nëse përdorim pluhur e bashkojmë me miellin. 
  • Ndalojmë mikserin dhe shtojmë miellin duke punuar brumin me dorë, hedhim bajamet dhe punojmë dhe pak (bajamet duhen të jenë të ftohta). 
  • Nëse ngjit brumi në duar hedhim dhe pak miell akoma. 
  • Brumi duhet të jetë i bardhë dhe i butë.
  • Presim copa nga brumi dhe i bëjmë toptha sa një arrë i shtypim me gisht në mes lehtë. 
  • Vendosim topthat në një tepsi të lyer me gjalpë, pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht 175 ºC për 30 minuta.
  • Ndërkohë që piqen kurabjetë shtrojmë sheqer pluhur në një letër alumini dhe vendosim kurabjetë menjëherë sa ti nxjerrim nga furra, i spërkatim me pak ujë lulesh dhe më pas i  spërkatim me sheqer pluhur përsipër me një sitë mielli sa janë akoma të nxehta. 
  • I lëmë të ftohen mirë dhe i vendosim në një pjatelë.


Δημοσίευση σχολίου