Melomakarona

Recetë ëmbëlsirash tradicionale Greke që bëhen për krishtlindje
Përbërësit
  • 9 filxhan çaj miell (alatini) 1,300 gr
  • 3 filxhan çaj vaj 
  • 1 filxhan çaj sheqer
  • 1/5 e filxhanit konjak
  • 1 filxhan lëng portokall i shtrydhur 
  • 1 lugë kafeje sodë buke 
  • 2 lugë kafeje pluhur pjekës (bakin powder)
  • 1 lugë kanellë 
  • 1 lugë karafil i bluar 
  • Arra 500 gr 
Për shurupin 
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota mjaltë 
  • 2 gota ujë 
  • 1 dru kanelle 
Përgatitja
  • Vendosim ne një tas vajin dhe sheqerin dhe godasim pak me rrahësen e vezëve.
  • Shtojmë konjakun, lëngun e portokallit ku më parë hedhim sodën dhe trazojmë shpejt të shkumëzojë (kujdes soda me portokallin bën shkumë mbaheni mbi masën e përgatitur filxhanin) kanellën, karafilin dhe ne fund miellin pak nga pakë duke punuar brumin lehtë (brumi nuk duhet të jetë elastik).
  • Formojmë brumin në toptha sa një arrë dhe e kalojmë mbi një zgarë sobe të marri formë vezake dhe vijat karakteristike.
  • Vendosim topthat në tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. 
  • Lemë distancë në mes tyre sepse fryhen në pjekje.
  • Pjekim ne furrë te ngrohur paraprakisht në  200 °C rreth  25- 30 minuta.
  • Ndërkohë përgatisim sherbetin hedhim përbërësit mjaltin, sheqerin , ujin dhe kanellën në një tenxhere të vlojë për 5 minuta që na ora që fillon të vloj dhe e ulim temperaturën të mbaj nxehtësinë, ndërkohë që ftohen pak melomakaronat. 
  • I kalojmë brenda në sherbet të nxehtë topthat e vakët dhe i lëmë pak dhe i kthejmë dhe në anën tjetër të sherbetohen lehtë, i nxjerrim me një lugë me vrima dhe i vendosim ne një pjatelë duke i spërkatur me arrë të thërrmuara përsipër.
  • Janë ëmbëlsira që nuk kanë nevojë për frigorifer dhe konsumohen për një kohë të gjatë.

Δημοσίευση σχολίου