Ajvar


Ajvar me speca të kuqe recetë Sërbe
Koha e përgatitjes 20 minuta
Koha e zierjes 50 minuta

Kjo recetë shoqëron mish të pjekur në zgarë,  salcë për makarona ose dhe thjeshtë e vendosim mbi  bukë të pjekur.

Përbërësit
  • 700 gr speca të kuqe 
  • 350 gr patëllxhan
  • 1/3 filxhan vajë  ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 l.k uthull e bardhë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Nxehim furrën në 240°C (mund të përdorim dhe zgarën e mishit për ti pjekur).
  • Vendosim specat dhe patëllxhanët në radhë në një letër vajore dhe pjekim për 30 minuta, deri sa të kenë marrë ngjyrë pak të zezë specat.
  • Heqim nga furra dhe i vendosim në një tas me kapak ose në një qese plastike të pastër, hedhim specat dhe lidhim qesen.
  • Mbulojmë dhe i lëmë për 15- 20 minuta të ftohen.
  • Heqim cipën, farat, bishtat e specave dhe zhapën e patëllxhanës.
  • Vendosim në një makinë mishi (ose blender) specat, patëllxhanët, hudhrën, uthullën, vajin, kripën, piperin dhe i bluajmë.
  • Vendosim një tenxhere në zjarr hedhim masën dhe ziejmë në temperaturë të avashme për 20-30 minuta duke trazuar vazhdimisht.
  • Heqim nga zjarri masën, provojmë për kripë dhe piper.
  • Vendosim në vazo ajivarin dhe e ruajmë për 2 javë në frigorifer.
  • Nëse duam ta ruajmë ajvarin për dimër:
  • Në radhë të parë nuk shtojmë, hudhrën, e shtojmë sa herë shërbejmë ajvar.
  • Ndërrojmë dhe vajin e ullirit me vaj lule dielli, mund të shtojmë pak vaj ulliri kur e shërbejmë.
  • Vazot që do hedhim ajvarin është mirë të jenë të vogla jo shumë të mëdha.
  • Lajmë me ujë të nxehtë dhe sapun vazot.
  • Për të sterilizuar vazot i vendosim përmbys në furrë të ngrohur 150°C për 10 minuta, i lëmë të ftohen.
  • Ajvarin e ziejmë për 1 orë dhe jo 20-30 minuta nëse duam ta ruajmë gjatë.
  • Mbushim vazot dhe i lëmë 1.cm bosh në krye i vendosim në furrë dhe pjekim për 10 minuta në 100° C pa kapak.
  • Mbushim vazot me vajë lule dielli deri lartë, pa frikë vajin do e hedhim kur të hapim vazon, vendosim kapakun të shtrënguar fortë dhe i mbulojmë me një rrobë që i mbulon mirë në të gjitha anët i lëmë kështu për 48 orë.
  • Vendosim vazot në vend të freskët dhe ruajmë për 6 muaj dhe më shumë.

    Δημοσίευση σχολίου