Tortë karamele

Përbërësit

Për panadispanjën

  • 6 vezë
  • 3/4 e filxhanit miell
  • 3 lugë supe kakao
  • 1/2 e kupës sheqer
  • 1 vanilje
  • 2 lugë baking powder
  • 1 brez kripë
  • Godasim vezët me sheqerin për 5 minuta shtojmë miellin të situr bashkë me kakaon baking dhe kripën trazojmë lehtë me shpatullën.
  • Hedhim masën në formë 26-28 cm të shtruar me letër vajore.
  • Dhe pjekim në 180 gradë për 20 minuta.
  • Pasi të ftohet e ndajmë në tre pjesë me një fill peri.
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1/1/2 filxhan ujë
  • 1 lugë e vogël lëng limoni
  • 1 vanilje
  • Ziejmë vetëm 1 minutë dhe e lëmë të ftohet
Për mbushjen krem karamele
    • 2 morfat kuti të ftohta nga frigoriferi 2 me 3 orë
    • 1 qumësht i sheqerosur karamele
    • 2 vanilje
    • Godasim morfatin 5 minuta të fryhet mirë dhe shtojmë vanilje dhe qumështin  karamele.
    Për salcën e karameles
    • 200 gr sheqer
    • 200 gr ujë
    • 200 gr krem qumështi
    • 1 lugë niseshte
    • 4 fletë xhelatin
    • 1 vanilje
    Përgatitja
      • Në tenxhere hedhim pakë nga pakë sheqerin të bëhet karamele duke hedhur pakë shkrinë hedhim përsëri pakë e kështu me radhë sa të mbaroj.
      • Nga uji mbajmë 2 lugë supe dhe shkrijmë niseshtenë brenda, tjetrin e hedhim mbi karamelen dhe e vendos prapë në zjarr (kujdes hidhen pika) do forcohet pakë por do shkrijë më vonë shtojmë dhe niseshtenë e shkrirë dhe kremin e qumështit.
      • Heqim nga zjarri shtojmë vaniljen xhelatinat pasi i kemi regjur në ujë të ftohtë.
      • Vendosim masën në një tas inoksi dhe në një tas më të madh hedhim akull dhe ujë të ftohtë.
      • Vendosim tasin me kremin brenda duke e trazuar deri sa të ftohet
        Montimi i tortës
        • Në një pjatë të madhe vendosim një rreth (çark) vendosim një pjesë të pandispanjit regjim me furçë, hedhim përsipër pak nga kremi dhe vendosim pjesën tjetër të pandispanjit regjim she hedhim prapë krem, shtrojmë pandispanjin  dhe kremin e fundit.
        • Vendosim tortën në frigorifer për dy orë.
        • E heqim nga rrethi dhe hedhim përsipër salcën e karameles mbajmë pak salcë dhe e bashkojmë me pak shurup çokollate ose çokollatë të shkrirë ose nutella për stolisjen e tortës.
        • Vendosim në qese salcën e karameles dhe stolisim tortën sipas dëshirës.
        • Mund të ndajmë në mes salcën e karameles dhe të vendosim dhe brenda nëpër shtresat e tortës.
        • Nëse mpikset shumë salca e karameles mund ta hollojmë me krem qumështi.
        • Qumështin e sheqerosur që të bëhet  karamele e vendosim në tenxhere presioni me ujë për 45 minuta.
        • Nëse dëshirojmë vendosim dy shtresa pandispanji tortës dhe të tretën e bëjmë 4  pasta të vogla.


        Δημοσίευση σχολίου