Gjel fshati stifadhë





Me të  njëjtën mënyrë mund të gatuajm dhe me mish viçi ose mish lepuri dhe çdo mish tjetër gjahu. 

Përbërësit 
  • Një gjel fshati ose pulë
  • 1 filxhan çaje vaj ulliri
  • 2 l.s pelte domate
  • 1 l.k sheqer
  • 1 filxhan çaje ujë i nxehtë 
  • 1 kg qepë për stifadhë
  • 3 flete dafine
  • 4-5 thelpinj hudhër 
  • 1/2 filxhan çaje uthull
  • Kripë, piper 
    Përgatitja
    • Lajmë mirë gjelin dhe e presim ne pjesë. 
    • Vendosim tenxheren me vajin  në zjarr të djegë dhe skuqim lehtë pjesët e mishit. 
    • Shuajmë me uthullën, shtojmë pelten, dafinën, sheqerin,ujin,kripë,piper dhe mbyllim tenxheren. 
    • E lëmë te gatuhet në temperaturë të ulet për 30 minuta, me pas hedhim qepët e vogla të pastruara kokërr. 
    • Vazhdojmë gatimin për 1 orë gjithmonë në temperaturë te ulët dhe shikojmë gjellën nëse duhet te shtojmë pak  ujë te nxehtë. 
    • Do jetë gati kur të ketë zierë mishi dhe te jenë zbutur qepët dhe te ketë mbetur me pakë lëng te trashë.

    Δημοσίευση σχολίου