Mousse çokollate



Përbërësit 
  • Përdorim çokollatë me përqindje te larte kakao.
  • 350 gr çokollate kuvertura (couverture)
  • 6 të bardha veze
  • 150 gr sheqer
  • 20 gr kakao pluhur
  • 1 gr kanellë
  • 1 gr kafe e çastit( nescafe)
  • 300 ml krem qumështi me 35% yndyrë
Përgatitja 
  • Shkrijmë kuverturen ne ben mari ose ne mikrovale ne një tas xhami ose balte pasi e kemi mbuluar me film trasparent për 1-2 minuta.
  • Në mikser godasim ne shkallë të mesme te bardhat e vezëve me sheqerin ne marenge.
  • Në një tas te madh përziejmë kremin e qumështit me kakaon, kafen e çastit dhe kanellën.
  • Shtojmë kuverturen e shkrirë dhe trazojmë me rrahësen e vezëve të bëhet një mas homogjene.
  • Shtojmë marengen dhe trazojmë me një shpatull (marize) avash ne mënyrë rrethore te mos humbim fryrjen.
  • Kur te jene bashkuar përbërësit mousse çokollate është gati shërbejmë ne tase te vegjël.
  • Mund ta mbajmë ne frigorifer për 3-4 dite.

Δημοσίευση σχολίου