Patëllxhan turshi


Përbërësit
  • 1 kg patëllxhan të vogla
  • 1/2 kg uthull
  • 1/2 kg vajë
  • 2-3 karota
  • 1 hudhër
  • Selino
  • Kripë
Përgatitja
    • Lajmë patëllxhanët, presim bishtat i çajmë në mesë për së gjati duke u kujdesur mos të ndahen.
    • Në një tenxhere hedhim ujë me një lugë supe kripë dhe 50 gr uthull kur te kete mar valë uji hedhim patëllxhanët dhe i lemë ne ujin që vlon për rreth 10 minuta.
    • Vendosim patëllxhanët në një kullesë dhe i lemë gjithë natën të kullojnë mirë.
    • Presim hollë hudhrat, karotat dhe selinon shtojmë pak kripë dhe mbushim patëllxhanët e çara.
    • Lidhim fortë patëllxhanët me degë selinoje dhe i vendosim në vazo xhami ose balte në radhë.
    • Mbulojmë me vajë dhe uthullën e mbetur.
    • Vendosim vazon në vend të freskët për 10 ditë dhe më pas përdorim patëllxhanët.

      Δημοσίευση σχολίου