Përbërësit
- 1 gotë vaj ulliri
- 1/2 e gotës galetë
- 1/2 e gotës bajame pluhur
- 1/2 e gotës bajame të zbardhura dhe të copëtuara
- 1/2 e gotës fistike të copëtuara
- 3/4 e gotës arrë të copëtuara
- 3/4 e gotës sheqer i zi
- 1 l,s kanellë
- 1 l,k arrë myshku e bluar
- Disa karafil
- 2 vanilje
- 1 pako petë krusta të holla për bakllava
Për shurupin
- 2 gota sheqer
- 1,2/3 e gotës ujë me zhapat e gjysmës së një mandarine, dhe disa pika lëng mandarine
Përgatitja
- Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit veç karafilit, vaniljes dhe petët.
- Presim petët në mes.
- Vaisim një pyrex 35-22 cm ( është pothuaj sa gjysma e petës).
- Shtrojmë tre gjysma petësh duke i vaisur, në të katërtën do shtojmë mbushje sa merr një grusht. Vazhdojmë me petët një e lyejmë me vaj tjetrën shtojmë mbushje e kështu me radhë, deri sa të mbeten tre petë që i shtrojmë të lyera me vajë si të parat. Presim bakllavanë me thikë dhe vendosim karafilat përsipër.
- Pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30'-40' minuta sa të marri ngjyrë të artë bakllavaja.
- E nxjerrim të nxehtë spërkatim me vanilje dhe hedhim shurupin të ftohtë përsipër që ta pijë pak nga pakë.
Për shurupin
- Vendosim të gjithë përbërësit bashkë i lëmë të ziejnë për 1- 2 minuta, e lëmë të ftohet shurupi.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου