Rosnica me zogë fshati
Përbërësit
- 1 pulë fshati (zogë)
- 1 gotë miell (200 gr)
- 1 vezë
- 3 lugë kos
- 3 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri (ose 3 lugë supe gjalpë)
- Krip, piper
- Në një tas hedhim miellin, hapim një gropë në mes dhe hedhim kosin dhe vezën, punojmë miellin të bëhet kokrra-kokrra të vogla duke e fërkuar me të dyja pëllëmbët e duarve (nëse nevojitet shtojmë miell tjetër).
- Në një tigan që nuk ngjit shtojmë vajin të nxehet hedhim zogun e prerë të skuqet në të gjitha anët të krijoj kore, heqim mishin me një pirun e vendosim në një pjatë.
- Në një tenxhere hedhim 2 litra ujë dhe e vendosim në zjarr të valoj.
- Kurë të marri valë shtojmë zogun e skuqur krip, piper e lëmë të ziej për 20 minuta.
- Ndërkohë hedhim në tiganin ku skuqim zogun brumin e përgatitur trazojmë shpejt dhe vazhdimisht me lugë druri, shtypim me lugë kokrrat që janë më të mëdha vazhdojmë sa të marri ngjyrë të artë brumi,
- Hedhim brumin në tenxheren me zogun (kujdes hidhen pika uji) ziejmë dhe për 10 minuta akoma të trashen.
- Dy minuta më parë se të shuajmë zjarrin presim me thikë hudhrat dhe i shtojmë në tenxhere.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου