Tasqebap


Përbërësit
  • 1 kg mish vici
  • 1/2 kg qepë
  • 200 gr vajë ulliri
  • 4-5 domate
  • 1 gotë verë e kuqe e ëmbël
  • 1 qepë në të cilën kemi vënë karafila në të gjithë sipërfaqen e sajë.
  • 1 lugë kafeje piper 
  • 4 kokrra baxar (spices)
  • Kripë
  • 3 gota ujë
Përgatitja
  • Në tenxhere hedhim vajin të nxehet. 
  • Pastrojmë dhe presim qepët në feta të holla dhe i hedhim në tenxhere ti kaurdisim. 
  • Shtojmë mishin e prerë në copa të vogla kripën, piperin dhe shuajmë me verën.
  • Lajmë domatet i presim të vogla dhe i hedhim në tenxhere, shtojmë baxarin, qepën dhe karafilat, ujin dhe lëmë të ziej sa të trashet lëngu, tërheqim tenxheren nga zjarri dhe heqim qepën me karafilat.
  • Shërbejmë me patate, pure ose oriz sipas dëshirës.

Δημοσίευση σχολίου