Pulë me salcë dhe makarona të trasha

Përbërësit
  • 1 pulë ose gjelë i prerë në pjesë
  • 500 gr makarona me vrimë Nr 3
  • 6 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • 1 1/2 qepë e madhe e prerë hollë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan verë e kuqe ose e bardhë
  • 1 filxhan salcë domate e trashë
  • 2 filxhan domate të pastruara dhe të grira hollë
  • 1-2 fleta dafine
  • 6 karafil
  • 6 spices (baxar)
  • 1 dru kanellë
  • 1 maj luge sheqer
  • Kripë, piper
  • 200 gr djathë kaçkavall i grirë
      Përgatitja
      • Nxehim në një tenxhere të madhe gjysmën e gjalpit dhe vajin. Shtojmë pjesët e pulës dhe i kuqim mirë nga të dyja anët, deri sa të marrin ngjyrë.
      •  I nxjerrim me një lugë me vrimë nga tenxherja. 
      • Hedhim në tenxhere qepën të marri ngjyrë dhe më pas hudhrën. 
      • Vendosim prapë thelat e mishit në tenxhere dhe shuajmë me verën. 
      • Kur të ketë avulluar vera shtojmë pelten e domates, domatet e freskëta dafinën spices (baxar) kanellën karafilat kripë, piper, sheqerin, 2 me 3 filxhan uji.
      • Mbulojmë tenxheren dhe ziejmë për 1 orë duke e kontrolluar mos duhet shtuar më ujë.
      • Ziejmë makaronat i kullojmë dhe i djegim me gjalpin e mbetur.
      • Shërbejmë makaronat me salcën dhe mishin duke ju hedhur dhe djathin përsipër.

      Δημοσίευση σχολίου