Tortë nugatina


Përbërësit

    • 8 të bardha veze
    • 300 gr bajame të copëtuara
    • 200 gr sheqer
    • 3 l.s miell
    • 1 l.s kanellë
    • 1 racion krem patiseri
    • Pak liker të preferencës sonë
      Përgatitja
      • Përziejmë bajamet e bluara me miellin dhe kanellën.
      • Godasim vezët në marengë dhe shtojmë pak nga pak sheqerin, shtojmë bajamet e përziera me miellin dhe trazojmë me kujdes me lugë druri.
      • Lyejmë me gjalpë një tepsi të stërgjatë dhe hedhim brenda masën, shtrojmë mirë të ketë të njëjtën trashësi.
      • Pjekim në furrë të mesme për 15 minuta.
      • E nxjerrim nga furra dhe kur të jetë ftohur e presim në 3 copa të njëjta.
      • Përgatisim kremin patiseri shtojmë në krem dhe 100 gr bajame të copëtuara.
      • Në një pjatë të madhe vendosim copën e parë e spërkatim me pak liker të holluar me 3 lugë qumësht, shtrojmë 1/3 e kremit dhe vazhdojmë me të njëjtën mënyrë deri sa ti kemi venë të 3 copat tortës.
      • Shtrojmë me një thikë ose shpatull mirë sipërfaqen e tortës me kremin.
      • Spërkatim përsipër me bajame të pjekura dhe nëse dëshirojmë zbukurojmë me krem santigji.
      • Nëse dëshirojmë tortën të rrumbullakët pjekim në tepsi të rrumbullakët dhe e presim në 3 tre disqe, shtrojmë njëlloj kremin.

      Δημοσίευση σχολίου