Pancakes petulla Amerikane


Përbërësit
  • 240 gr miell
  • 220 gr qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 4 l,k pluhur pjekës ( baking powder)
  • 1/2 l,k kripë
  • 3 vanilje
  • Vajë për kaurdisjen
  • Sheqer për sherbetin
Përgatitja
  • Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, kripën dhe vanilje.
  • Hedhim miellin në një tas të madh, shtojmë qumështin dhe vezët të rrahura mirë më parë dhe sheqerin.
  • Godasim mirë brumin me rrahëse vezësh deri sa të bashkohen mirë përbërësit dhe të bëhet një brumë i piktë.
  • Në një tigan hedhim vajin të nxehet dhe me një lugë të madhe hedhim brumin.
  • Kur të jenë fryrë petullat i kthejmë dhe në anën tjetër të marrin ngjyrë të artë.
  • Heqim petullat nga tigani dhe i vendosim në letër kuzhine të kullojnë vajin e tepërt.
  • Përgatisim sherbetin me 300 gr sheqer, 150 gr ujë 1 fletë zhapë limoni dhe një shkop kanellë.
  • Vendosim të ziejnë të gjitha bashkë për 8-10 minuta.
  • Spërkatim petullat me sherbetin.
  • Mundemi të shërbejmë petullat dhe me sheqer pluhur dhe kanellë pluhur në vend të sherbetit.

Δημοσίευση σχολίου