Përbërësit
- 6 kokërr vezë
- 1 kg sheqer
- 500 gr gjalpë
- 2 filxhan çaji miell misri
- Marrim gjalpin dhe shkrijmë në një tenxhere në zjarr të ngadaltë. E heqim dhe e lëmë të ftohet për rreth 10 minuta.
- Hedhim gjalpin në një tas dhe pasi ta provojmë nxehtësinë e tij (sa të durojë gishti), shtojmë sheqerin dhe fillojmë ta godasim gjithmonë në një drejtim derisa të tretet. Vazhdojmë ta përziejmë derisa gjalpi me sheqerin të bashkohen mirë.
- Hedhim vezët një nga një, duke i goditur vazhdimisht. Kur hedhim vezën e fundit, sasia është gati tre-katërfishuar.
- Më pas hedhim miellin dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa masa të bëhet brumë i butë.
- Marrim tavën ku do pjekim ballokumet dhe e lyejmë me gjalpë.
- Nga brumi që përgatitëm më parë, shkëpusim me dorë copa (madhësia e copave si ti dëshirojmë) dhe shtrojmë në tepsi.
- Fusim tepsinë në furrë të ngrohur paraprakisht në 150 °C për rreth 45 minuta.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου