Përbërësit për 4-6 racione
- 1 kokë lakre e mesme (lakrame)
- 1 qepë
- 4 karotat të mesme
- 250 gr oriz për supë (karolina)
- 60 gr vajë
- 3 domate të pjekura mirë ose 1 kuti lëng domate
- Kripë, piper
- Pastrojmë lakrën dhe karotat i presim në copa i lajmë dhe i lemë të kullojnë në një kullës.
- Në një tenxhere hedhim vajin shtojmë qepën të prerë hollë dhe kaurdisim lehtë, shtojmë lakrën dhe karotat dhe trazojmë disa minuta me lugë druri.
- Pastrojmë domatet dhe i presim në copa të vogla i shtojmë në tenxhere (ose domatet konkase), shtojmë ujë dhe e lemë gjellën të gjysmë ziejë.
- Më pas shtojmë orizin, kripën dhe piperin. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lemë gjellën të ziejë për 15' minutat të tjera, shtojmë pak ujë të nxehtë nëse nevojitet.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου