Përbërësit
- 1 kg patate
- 2 vezë
- 400 gr djathë kaçkavall i grirë(djathë graviera)
- 2 qepë të grira në rende
- 7 fletë majdanoz
- 2 lugë supe nenexhik
- kripë,piper,miell sa të na duhet (rreth 1 kg)
- Vajë për kaurdisjen.
- Ziejmë patate i shtypim me një pirun, të bëhen pure. Hedhim të gjithë përbërësit e mbetur, vezët, djathin kaçkavall (graviera), majdanoz, nenexhik, kripë, piper dhe i përziejmë.
- Së fundi shtojmë miellin aq sa të bëhet një brumë pak i ngurtë që nuk ngjit në duar.
- Formojmë qoftet në topa të vegjël dhe i kaurdisim në temperaturë të mesme.
- I kthejmë në të dy krahët dhe kujdesemi mos të na digjen.
- Pasi janë pjekur i vendosim ato në një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që të kulloj vaji i tepërt.
- Nëse nuk kemi vendosur sasinë e duhur të miellit, qoftet me patate do hapen kur ti kaurdisim. Provojmë një dhe nëse hapet shtojmë pak miell akoma të jen pak të ngurta.
- Shuma e saktë e miellit është sekreti i suksesit të tyre.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου