Përbërësit
- 50 gr vajë ulliri
- 2 thelb hudhër
- 500 gr mish viçi i grirë
- 20 gr bukë toste
- 100 ml qumësht
- 1 vezë
- Kripë
- Një brez bukovo spec djegës
- 1 1/2 l,k kimino (Cumin)
- Një brez piper i zi
- Nenexhik
- 20 ml uzo
- 100 gr miell për lyerjen e qoftes
- 50 ml vaj lule dielli për kaurdisjen
- 400 gr domate konkase ose 2 domate të mëdha të prera në copa të vogla
- 1/2 l,k sheqer
- 1 dru kanelle
Për qoftet
- Në mikser godasim vajin e ullirit me hudhrën.
- Në një tas të madh hedhim të gjithë përbërësit e ujshëm. Vajin me hudhrën, qumështin, uzon dhe vezën.
- Trazojmë pak me një rrahëse. Hedhim bukën e tostës në copa, kiminon, bukovon dhe nenexhikun e prerë hollë.
- Trazojmë mirë me dorë sa të shkrihet buka plotësisht. Shtojmë kripë, piper të bollshëm dhe mishin e grirë.
- Trazojmë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit mirë.
- Në një tepsi me miell hedhim qoftet e bëra toptha në formë ovale pak të stërzgjatur 30-50 gr çdo topth.
- Kthejmë qoftet të lyen mirë me miell.
- Vendosim mbi sobë një tigan në temperaturë të mesme drejt të lartës, hedhim vajin e lulediellit dhe presim 1 minutë të nxehet.
- Duke larguar miellin e tepërt nga qoftet i hedhim në tigan një nga një.
- Kaurdisim qoftet rreth 5 minuta të marrin ngjyrë.
- Nxjerrim qoftet dhe i hedhim me një pjatë ku kemi shtruar letër kuzhine, të iki vaji i tepërt.
- Lemë qoftet mënjanë.
- Vendosim një tenxhere në zjarr të mesëm.
- Presim qepën trashë.
- Hedhim pak vajë në tenxhere dhe më pas hedhim qepën. Hedhim dhe sheqerin dhe trazojmë. Presim sa të karameloset qepa.
- Kur të jetë karamelosur qepa, hedhim një lugë pelte domate dhe kaurdisim mirë të paktën 1-2 minuta të jetë lidhur salca.
- Hedhim kanellën, fletët e dafinës, 1 katrore që e kemi shkrirë në 250 ml ujë të nxehtë. Trazojmë pak dhe hedhim dhe qoftet brenda në tenxhere.
- Vendosim kapakun dhe ziejmë për 10 minuta qoftet të lidhet salca mirë.
- Shërbejmë qoftet me oriz bashmati dhe nenexhik.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου