Përbërësit
- 1,5 kg miell
- 1/2 kg sheqer
- 220 gr qumësht
- 6 vezë
- 5 vanilje
- 1 l,k e prerë pluhur pjekës (baking powder)
- 2 l,k amoniak
- 230 gr gjalpë i freskët
- Godasim vezët me vaniljet dhe sheqerin mirë të shkumëzohen.
- Godasim në mikser gjalpin deri sa të zbardhet, shtojmë në gjalpin, vezët e goditura më parë, qumështin të vakët ku kemi hedhur dhe amoniak, duke punuar mikserin vazhdimisht.
- Shtojmë miellin të situr dhe të përzier me pluhurin pjekës.
- Punojmë të gjithë përbërësit mirë deri sa brumi të bëhet i butë.
- Formojmë kulaç të vegjël në forma të ndryshme dhe i shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë.
- Lyejmë kulaçet përsipër me 1 vezë të rrahur, dhe pjekim në furrë të para ngrohur në 170°C për 20 minuta.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου