Mish pule i bardhë ala krem



Pula a la krem është një nga gjellët që kur fillon të hash, nuk ndalon deri sa të kesh fshirë dhe pikën e fundit të salcës nga pjata. Recetë e dashur si nga të vegjlit ashtu dhe të mëdhenjtë. Shërbehet me oriz pilaf.
Përbërësit 
  • 1/2 kg mish pule i bardhë (kraharor pule) i prerë fileto
  • 150 gr kërpudha konservë të prera në fleta
  • 1/4 e filxhanit të çajit ujë
  • 1/2 e filxhanit të çajit vaj ulliri
  • 1 filxhan çaji verë e bardhë
  • 1 lugë kafeje rigon
  • 1 lugë supe mustardë e butë
  • 200 mg krem qumështi
  • 1/3 e lugës kafes arrë myshku
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Presim mishin e pulës me një thikë të mprehtë në fileto.
  • Vendosim në tenxhere mishin e pulës dhe ujin dhe gatuajmë në temperaturë të lartë.
  • Sa të marri valë, kthejmë mishin të bëhet në të dyja anët. Kurë të ketë avulluar i gjithë uji i mishit, shtojmë vajin dhe kërpudhat, kaurdisim mishin duke e trazuar bashkë me kërpudhat 5-6 minuta të tjera.
  • Shuajmë me verën e bardhë dhe hedhim rigonin kthejmë mishin në të dy anët sa të avulloj vera.
  • Shtojmë mustardën, trazojmë dhe hedhim kremin e qumështit.
  • Lemë tenxheren në mbi zjarr të mesëm sa të trashet salca, hedhim dhe arrë myshkun, kripën dhe piperin, tërheqim nga zjarri tenxheren dhe e shërbejmë me orizin.

Δημοσίευση σχολίου