Pula a la krem është një nga gjellët që kur fillon të hash, nuk ndalon deri sa të kesh fshirë dhe pikën e fundit të salcës nga pjata. Recetë e dashur si nga të vegjlit ashtu dhe të mëdhenjtë. Shërbehet me oriz pilaf.
Përbërësit
- 1/2 kg mish pule i bardhë (kraharor pule) i prerë fileto
- 150 gr kërpudha konservë të prera në fleta
- 1/4 e filxhanit të çajit ujë
- 1/2 e filxhanit të çajit vaj ulliri
- 1 filxhan çaji verë e bardhë
- 1 lugë kafeje rigon
- 1 lugë supe mustardë e butë
- 200 mg krem qumështi
- 1/3 e lugës kafes arrë myshku
- Kripë, piper
Përgatitja
- Presim mishin e pulës me një thikë të mprehtë në fileto.
- Vendosim në tenxhere mishin e pulës dhe ujin dhe gatuajmë në temperaturë të lartë.
- Sa të marri valë, kthejmë mishin të bëhet në të dyja anët. Kurë të ketë avulluar i gjithë uji i mishit, shtojmë vajin dhe kërpudhat, kaurdisim mishin duke e trazuar bashkë me kërpudhat 5-6 minuta të tjera.
- Shuajmë me verën e bardhë dhe hedhim rigonin kthejmë mishin në të dy anët sa të avulloj vera.
- Shtojmë mustardën, trazojmë dhe hedhim kremin e qumështit.
- Lemë tenxheren në mbi zjarr të mesëm sa të trashet salca, hedhim dhe arrë myshkun, kripën dhe piperin, tërheqim nga zjarri tenxheren dhe e shërbejmë me orizin.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου