Përbërësit
- 2 qepë të mesme të prera trashë
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 1/ 2 filet gjoks pule të prera në pjesë
- 500 gr kosë i plotë në yndyrë
- 4 vezë të goditura
- 200 gr djathë kaçkavall gravirë i prerë trashë
- 1,1/4 filxhan djathë cheddar i grirë
- 80 gr djathë i bardhë në copa
- 2 l,k piper i kuq paprika
- 1 l,k rozmarinë e thatë
- Vaj ulliri
- Krip, piper (pakë kripë sepse kemi hedhur djathin).
Përgatitja
- Nxehim në një tigan vajin e ullirit dhe shtojmë pjesët e mishit dhe qepën. Trazojmë vazhdimisht deri sa copat e mishit të jenë kaurdisur në të gjitha anët rrethë 4' minuta.
- Shuajmë me verën dhe e lemë deri sa të avullojë alkooli të mbetet vetëm me vajin. Shtojmë kripë piper dhe paprika (ose curry nëse dëshirojmë) trazojmë të nxjerrin erën e tyre erëzat dhe heqim tenxheren nga zjarri.
- Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C.
- Hedhim masën e përgatitur në një tepsi pyrex.
- Godasim lehtë vezët me kosin dhe djathin e bardhë në copa, 3/4 e gravierës dhe rozmarinën, mbulojmë përsipër pulën me masën e përgatitur.
- Trazojmë mirë të bashkohen. Spërkatim përsipër me gravierën e mbetur dhe djathin chedder.
- Pjekim për 25'-30' minuta 15' minutat e para e mbulojmë tepsinë me letër alumin.
- Shërbejmë menjëherë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου