Mish pule sufle me kosë


Përbërësit

  • 2 qepë të mesme të prera trashë
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 1/ 2 filet gjoks pule të prera në pjesë
  • 500 gr kosë i plotë në yndyrë
  • 4 vezë të goditura
  • 200 gr djathë kaçkavall gravirë i prerë trashë
  • 1,1/4 filxhan djathë cheddar i grirë
  • 80 gr djathë i bardhë në copa
  • 2 l,k piper i kuq paprika
  • 1 l,k rozmarinë e thatë
  • Vaj ulliri
  • Krip, piper (pakë kripë sepse kemi hedhur djathin).
Përgatitja
  • Nxehim në një tigan vajin e ullirit dhe shtojmë pjesët e mishit dhe qepën. Trazojmë vazhdimisht deri sa copat e mishit të jenë kaurdisur në të gjitha anët rrethë 4' minuta.
  • Shuajmë me verën dhe e lemë deri sa të avullojë alkooli të mbetet vetëm me vajin. Shtojmë kripë piper dhe paprika (ose curry nëse dëshirojmë) trazojmë të nxjerrin erën e tyre erëzat dhe heqim tenxheren nga zjarri.
  • Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tepsi pyrex.
  • Godasim lehtë vezët me kosin dhe djathin e bardhë në copa, 3/4 e gravierës dhe rozmarinën, mbulojmë përsipër pulën me masën e përgatitur.
  • Trazojmë mirë të bashkohen. Spërkatim përsipër me gravierën e mbetur dhe djathin chedder.
  • Pjekim për 25'-30' minuta 15' minutat e para e mbulojmë tepsinë me letër alumin.
  • Shërbejmë menjëherë.

Δημοσίευση σχολίου