Recetë për pasta, që janë më të mira nga ato të blera në dyqan ëmbëlsirash!
PËRBËRËSIT PËR 16 PASTA
PËR PANDESPANJËN
- 6 vezë
- 6 lugë supe sheqer
- 6 lugë supe miell
- 4 lugë supe kakao
- 4 lugë supe vaj luledielli
- 1 vanilje
- 2 lugë kafeje të prera baking powder
- 300 gram sheqer
- 350 gram ujë
- 1 vanilje
- 2 lugë supe konjak (sipas dëshirës)
- 1 lugë lëng limoni (ose 1 lugë supe glikozi)
PËR KREMIN E BARDHË
- 2 kuti krem morfat santigji (të ftohta nga frigoriferi)
- 1 kuti panna (qumësht i sheqerosur 370-400 gr)
- 1 vanilje
- 200 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
- 200 gr qumësht i kondensuar
- 1 lugë supe mjaltë ose glikoz
Përgatitja
- Në një tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës.
- Godasim vezët me sheqerin deri sa të shkumëzohen dhe të fryhen 3-4 minuta hedhim dhe vaniljen.
- Shtojmë miellin që kaluam në sitë, godasim në shkallën e avashme të mikserit dhe në fund hedhim pak nga pak vajin e lule diellit.
- Nëse mundemi të bëjmë përzierjen e miellit dhe përbërësve me një shpatull aq më mirë nuk do humbim shumë mazë nga fryrja e brumit.
- Hedhim brumin në një tepsi 25×30 dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për 10 minuta (jo me ajër) e provojmë me një kruese dhëmbësh nëse del e thate atëher është gati pandespanja.
- Sa të piqet pandespanji ziejmë shurupin për 2-3 minuta e zbresim nga zjarri dhe hedhim konjakun, hedhim shurupin e nxehtë mbi pandespanjën e nxehtë dhe e lëmë të ftohet.
- Në 1 tas godasim me mikser morfatin të bëhet santigji rreth 3 me 4 minuta, shtojmë pannën dhe vaniljen, shtrojmë kremin mbi pandespanjën e ftohtë vendosim në frigorifer të ftohet për 1 orë.
- Nxehim qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën e copëtuar, shtojmë mjaltin trazojmë dhe e lemë deri sa të vaket, hedhim ganazhin mbi kremin me një shpatull e hapim bukur.
- Përsëri vendosim pastat në frigorifer për 2 orë.
- Presim pastat në copa duke fshirë thikën me një letër sa herë presim dhe më pas zbukurojmë me copa çokollate të bardhë ose me çfarë zbukurimi dëshirojmë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου