Pastiço pa salcë domate


Përbërësit
Për mishin e grirë
  • 1/2 kg mish i grirë derri ose 250 gr viçi dhe 250 gr derri
  • 1 qepë e grirë
  • 1 dru kanellë
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Për makaronat
  • 1 pako makarona të trasha numri 2
  • 120 gr qumësht i freskët
  • 150 gr gjizë e shkoqur
  • 150 gr djathë kaçkavall (kaseri)
  • Kripë
  • Piper
  • Përbërës të tjerë
  • 50 gr gjalpë 
  • Pak galetë 
Për pastiçon
  • 1 paket makarona Nr 2 
  • 200 gr djathë i bardhë dhe kaçkavall i grirë për të spërkatur pastiçon përsipër pak vaj dhe bukë e thatë e thërrmuar për tepsinë.
Për beshamelin

  • 150 gr gjalpë lope
  • 70 gr miell
  • 600 ml qumësht i freskët
  • 70 gr djathë kaçkavall i grirë (kefalotiri)
  • 80 gr djathë kaçkavall i grirë (kaseri)
  • 2 të verdha veze.
  • Krip,piper
  • Të gjithë përbërësit në temperaturë ambienti.
Përgatitja 
  • Ndezim furrën në 180°C.
  • Vendosim një tenxhere të madhe me ujë të ziejë dhe një tigan që nuk ngjitë të nxehet në temperaturë të lartë
Mishi i grirë
  • Kur të jetë nxehur mirë tigani hedhim pak vajë ulliri, mishin e grirë dhe ulim në të mesme temperaturën.
  • Thërrmojmë mishin me një lugë plastike ose druri, hedhim kripë, piper dhe trazojmë vazhdimisht të marri ngjyrë si të kuqe mishi.
  • Hedhim qepën që e kemi grirë me thikë sa të vogël mundëmi dhe kanellën dhe trazojmë për rreth 10 minuta të kaurdisen mirë përbërësit. Heqim tiganin nga zjarri heqim dhe kanellën dru dhe lëmë mënjan.
Makaronat
  • Hedhim kripë të bollshme në tenxheren me ujë që vlon dhe hedhim makaronat në tenxhere. Ziejmë 2 minuta më pak se koha që thonë në pako dhe i kullojmë.
  • Spërkatim makaronat  me vajë ulliri përsipër siç janë në kullesë (nuk i shpëlajmë me ujë makaronat) dhe i trazojmë i kthejmë në një tas i lëmë mënjan.
Kremi beshamel
    • Sa të jetë mpiksur mirë heqim nga zjarri dhe shtojmë të verdhat e vezëve dhe djathin duke trazuar të piqen vezët nga nxehtësia e salcës e lemë mënjanë.
    Bashkimi i përbërësve 
    • Trazojmë makaronat me qumështin dhe djathërat, provojmë dhe shtojmë kripë në duhet, shtrojmë makaronat në tepsi. Hedhim përsipër  mishin e grirë dhe më pas salcën beshamel, hapim mirë salcën.
    • Spërkatim me galetë dhe me gjalpin e copëtuar përsipër. Pjekim për 20 minuta sa të marri ngjyrë përsipër.

    Δημοσίευση σχολίου