Trung çokollate me biskota


Përbërësit
  • 1,1/2 e pakos biskota petit-beurre
  • 2 filxhan sheqer pluhur
  • 1 gjalpë 250 gr
  • 1/2 e gotës qumësht
  • 1 filxhan kakao
  • 1 vanilje
  • pak konjak
Përgatitja
  • Në një tas thërrmojmë biskotat të vogla, dhe i spërkatim me qumësht. 
  • Me një mikser trazojmë gjalpin që kemi shkrirë me kakaon, sheqerin dhe vaniljen, sipas deshires shtojmë dhe pak konjak. 
  • Në masën e përgatitur shtojme biskotat e copëtuara dhe i trazojmë me një lugë. 
  • Hedhim masën në një letër pjekje. 
  • Mbështjellim në formë cilindri masën dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje ëmbëlsirën për rreth 2 orë. 
  • Më pas e nxjerrim dhe e ruajmë në frigorifer në mirëmbajtje. 
  • Ëmbëlsira është shumë e shijshme dhe e shpejt për tu përgatitur.

Δημοσίευση σχολίου