Piroski



Përbërësit 
  • 30 gr maja buke
  • 1/2 gotë ujë te vakët
  • 1/2 gotë qumësht i vakët
  • 1 1/2 lugë e vogël sheqer
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 2 lugë gjalpë ose margarinë
  • 1 vezë
  • 750 gr miell (pothuajse)
Përgatitja 
  • Marrim maja të butë sa një kokërr arre, ose te thatë një pako (9 gr), e vendosim në një tas të thellë e trazojmë me ujin e vakët dhe sheqerin dhe e lëmë sa të nxjerr flluska.
  • Shtojmë qumështin, kripën, 2 lugë gjelle gjalpë dhe vezën. Duke trazuar mirë shtojmë miellin dhe e punojmë mirë sa të bëhet një masë elastike jo shumë e ngurtë e mbulojmë të dyfishohet në vend të ngrohtë.
  • E punojmë të iki ajri dhe e ndajmë në toptha të vogla i mbulojmë dhe për 15 minuta të tjera.
  • Hapim topthat në petë të vogla me dorë dhe vendosim mbushjen tonë të preferuar dhe mbyllim petën në te dyja anët.
  • Përpara se ti pjekim në tigan i tërheqim pak nga të dyja anët të marrin formë vezore.
  • Pjekim në tigan me vaj të bollshëm duke i kthyer në të dy krahët të marrin ngjyrë, i nxjerrim me lugë me vrima dhe i vendosim në letër kuzhine të iki vaji i tepërt.

Mbushje për piroski
Piroski me patate

  • 4 patate
  • 1 qepë
  • Kripë
  • Piper
  • Kopër
Përgatitja
  • Ziejmë patatet dhe u heqim zhapën i shtypim me një lugë.
  • Në një tigan vendosim pak vaj hedhim qepën të grirë sipas dëshirës, kaurdisim qepën dhe më pas shtojmë patatet.
  • Shtojmë kripë, piper, kopër ( sipas dëshirës) trazojmë dhe e lëmë masën të ftohet.
Piroski me djathë
  • 250 gr djathë i bardhë
  • Coptojmë djathin dhe mbushim piroskit.
Piroski me mish të grirë
  • 300 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 3 domate të grirë në rende ose salcë të hollë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Kaurdisim një qepë në pak vaj dhe shtojmë mishin e grirë.
  • Hedhim pakë ujë të ziej mirë shtojmë domaten e grirë dhe pakë majdanoz të grirë.
  • Shtojmë kripë, piper dhe e lëmë të ziej sa të mbetet me salcën vetëm.
  • E kullojmë në një kullesë të iki lëngu nga mishi dhe mbushim brumin

Δημοσίευση σχολίου