Përbërësit
Për zierjen e gjelit
- 1 gjel deti
- Ujë sa të mbulohet gjeli i detit
- Kripë, piper
- 4 qepë të mesme të grira shumë hollë
- 1 thelb hudhër (nëse dëshirojmë)
- Vajë
- Kripë, piper
- 2 lugë Nenexhik
- Lëngun nga gjeli i detit
- 1 kg miell
- Kripë
- Në një tenxhere të thellë vendosim gjelin e detit pasi e kemi pastruar dhe larë mirë, shtojmë ujë sa të mbulohet, vendosim kapakun tenxheres.
- Ziejmë në temperaturë të mesme duke e kthyer 2-3 herë sa të bëhet mishi (e shpojmë me pirun nëse piruni del lehtë dhe lëngu që del nga vrimat që la piruni është i pastër pa gjak kjo do të thotë që është zier mishi).
- Vendosim mishin në një tepsi dhe pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 15 minuta.
- Grijmë qepët sa më të vogla mundemi dhe i vendosim në tigan me vajë të bollshëm (më vonë nëse gjeli është shumë i bëshëm me yndyrë, hedhim vajin nga qepët që kurdisëm).
- Kaurdisim qepët në temperaturë të mesme duke i trazuar vazhdimisht deri sa të marrin ngjyrë të artë shtojmë lëngun e mishit të jetë rreth 2,5 kg, shtojmë dhe mëlçinë dhe plëndësin e gjelit të prerë në copa të vogla, shtojmë kripë dhe pak piper të zi.
- Ziejmë lëngun me qepën rreth 30 minuta duke shtuar ujë nëse avullon, nëse dëshirojmë presim një thelb hudhër dhe e hedhim brenda në lëngun.
- Zëmë kulaçin me kripën të bëhet brumë elastik dhe e shtrojmë në një tepsi të mesme, me një pirunë bëjmë zbukurim mbi brumin nëse dëshirojmë dhe shpojmë me pirun në shumë vende brumin. (nuk hedhim sodë brumit se del i zi përsheshi, në këtë mënyrë përsheshi del i bardhë).
- Pjekim kulaçin në furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C për rreth 50 minuta.
- Thyejmë kulaçin në copa sa më të vogla mundemi pak e vështirë se kulaçi është pa sodë dhe është i fortë hedhim përsipër përsheshit nenexhik dhe e trazojmë.
- Vendosim përsheshin në një tas të madh, hedhim përsipër lëngun trazojmë të shkoj qepa gjithandej dhe mbulojmë për 15 minuta tasin me kapak ose me një tepsi përsipër.
- Presim gjelin dhe shërbejmë të nxehtë mbi përshesh.
- Mund ta pjekim dhe në furrë gjelin në një gastër me kapak me 2 gota ujë.
- Duhet rreth 3 orë të piqet varet nga gjeli.
- Marrim lëngun nga gastra dhe e shtojmë me ujë.
- Në miellin e grurit mund të shtojmë dhe pak miell misri nëse kemi dëshirë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου