Përbërësit
- 400 gr miell
- Një maj luge kripë
- 250 ml ujë i ftohtë frigoriferi
- 1 lugë supe lëng limoni
- 400 gr gjalpë i cilësisë së mirë
- Punojmë gjalpin me një shpatull e formojmë në formë drejtkëndëshi (8×12×1,5 cm) e lyejmë me miell dhe e vendosim në letër vajore. Vendosim në frigorifer.
- Sitim miellin dhe bëjmë në mes një gropë të vogël, hedhim kripën dhe limonin dhe më pas ujin pak nga pak.
- Punojmë brumin sa të behet i butë të ngjisi pak në duar.
- Punojmë brumin 20 minuta dhe e godasim disa herë të bëhet elastik.
- Lyejmë duart me ujë të ftohtë shpesh herë mos të bëhet i ngurtë.
- Kur të jetë bëre një brumë elastik e vendosim në një pecetë dhe e hapim me pecin në formë katrore,vendosim në qendër gjalpin, ngremë cepat, i palosim mbi gjalpin dhe i mbyllim.
- E mbledhim me letër vajore dhe e vendosim në frigorifer për 20 minuta.
- Hapim prapë brumin me pecin mbi pecetën me miell, duke bërë prapë një formë katrore të cilën e palosim më tresh. E vendosim në frigorifer dhe për 20 minuta të tjera.
- E përsërisim procedurën dhe për 4 herë të tjera, mbas herës së 6 vendosim brumin për 20 minuta të tjera në frigorifer, dhe është gati për të përdorur.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου