Byrek me makarona


Përbërësit
Për petët
  • 1/2 e kg miell
  • 1 lugë kafeje krip
  • 1 lugë supe vaj ulliri
  • 1 lugë supe uthull
  • Pak ujë
Për mbushjen
  • 1/2 kg makarona Nr: 3
  • 1/2 kg djathë i bardhë (feta)
  • 1 litër qumësht dhe pak tjetër për në fund
  • 1 lugë supe semolina e trashë (simigdhali)
  • 5 vezë
  • 1 gotë uji vaj ulliri
Përgatitja
  • Ne një tas përziejmë miellin me kripën dhe hapim vend ne qendër. 
  • Shtojmë ujin,vajin dhe uthullën. 
  • Me një pirun punojmë miellin sa të bëhet brumë dhe më pas e punojmë me dorë për 10 minuta shtojmë pak miell ose ujë po të nevojitet. 
  • E ndajmë brumin në dy pjesë. 
  • E lemë 30 minuta të shplodhet dhe më pas hapim 2 petë.
  • Ziejmë makaronat  10 minuta. 
  • Pasi i kemi kulluar i hedhim në një tenxhere dhe shtojmë 1/3 e gotës vajit, qumështin, semolina dhe 200 gram djathë feta të copëtuar me dorë.
  • Godasim 4 vezë dhe i shtojmë në masën e përgatitur, trazojmë mirë.
  • Vajosim një tepsi të mesme dhe shtrojmë petën e parë. 
  • Në vazhdim hedhim masën e përgatitur me makaronat dhe djathin e mbetur të copëtuar. 
  • Petën e mbetur jashtë tepsisë e thyejmë për brenda dhe hedhim tjetrën përsipër.
  • Në fund godasim një vezë me pak qumësht dhe e hedhim përsipër petës. 
  • Hedhim dhe vajin e mbetur përsipër. Pjekim në furrë të nxehur paraprakisht  në 220°C rreth 45-50 minuta

Δημοσίευση σχολίου