Pastiçe



Përbërësit

Për mishin e grirë
  • 1 kg mish i geirë i përzier (500gr viçi 500gr dërri)
  • Vaj ulliri
  • 1 qep e madhe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 gotë verë e kuqe
  • 1 kuti lëng domate (400 gr)
  • 1 lugë supe pelte domate
  • 1 dru kanelle
  • 1 brez arrë myshku 
  • 5 kokrra bakari (bachar)
  • 5 kokrra piper i zi
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • Dy të bardha veze
  • Majdanoz i grire
  • 2 lug supe krem qumështi
  • Për pastiçen
  • 1 paket makarona  N 2
  • 200 gr djathë i bardhë dhe kaçkavall i grirë për të spërkatur pastiçon përsipër pak vaj dhe bukë e thatë e thërrmuar për tepsin.
  • Për beshamelin
  • 4-5 lugë supe gjalpë ose margarinë
  • 3-4 lugë supe miell
  • 4-5 filxhan qumësht
  • Një brez arrë myshku
  • Krip,piper
  • 2 të verdha veze.

    Pergatitja

    Në një tigan të thellë hedhim vaj kaurdisim qepën sa të zverdhet pak,shtojmë kiman të kaurdiset shtojmë bakarikat, krip, piper, bakari, kanellën dhe arrën e myshkut, shuajmë me verë, shtojmë kutin me lëng domate, pelten, sheqerin dhe ziejmë ne temperaturë të ulët sa të mbetet me pak lëng. Shtojmë pak ujë po të jetë e nevojshme. Lemë të ftohet pak mishi me salcën. 

    Në një pjatë rrahim të bardhat e vezës me kremin e qumështit dhe majdanozin, e hedhim ne kiman e ftohur dhe trazojmë.

    Në të njëjtën kohë ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me krip dhe pak vaj.  Kullojmë makaronat shtojmë djathin e bardh te thërrmuar me dorë dhe  trazojmë.

    Beshamel
    Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim gjalpin më pas miellin duke trazuar shpejt, shtojmë qumështin, të verdhat e vezëve, krip, piper, arrë myshku dhe trazojmë shpejt sa të mpikset dhe të marri valë.

    Në një tepsi që kemi lyer me vaj shkoqim bukë të thatë galet.

    Hedhim gjysmat e makaronave, më pas gjysmën e mishit, prapë makaronat e mbetura dhe mishin e mbetur, salcën beshamel dhe në fund djathin kaçkavall përsipër.

      Δημοσίευση σχολίου