Angjinar për garniturë


Përbërësit

  • 8-10  angjinare të vogla
  • Pak vajë ulliri
  • Piper kokërr
  • Kripë
  • Pak lëng limoni

Përgatitja

  • Zgjedhim angjinare të vogla dhe të freskëta, i pastrojmë dhe i hedhim në ujë me kripë dhe lëng limoni.
  • Në një tenxhere hedhim ujë të bollshëm dhe e lemë të ziejë, hedhim brenda në ujë disa lugë vajë, 1 lugë gjalpë, lëng nga 1 limon 2-3 zhapa limoni dhe 5-6 kokrra piper. 
  • Shpëlajmë angjinaret dhe i hedhim në tenxheren me ujë të ziejnë të mbuluara në temperaturë të lartë. Kujdesemi të mos prishen nga zierja e tepërt. Nxjerrim me një lugë me vrima dhe i shërbejmë për të shoqëruar pjata të ndryshme si garniturë.

Δημοσίευση σχολίου