Atzem pilaf




Përbërësit
4-6 racione
  • 1 1/2 mish qengji nga kofsha
  • 1 qepë e thatë e grirë hollë
  • 500 gr oriz
  • 100 gr vajë ose gjalpë
  • 750 gr domate të pjekura mirë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Presim mishin në copa e lajmë dhe e kullojmë mirë. 
  • Në një tenxhere hedhim vajin ose gjalpin dhe hedhim mishin të skuqet lehtë, hedhim në tenxhere dhe qepën të kaurdiset lehtë shtojmë domatet, kripën dhe piperin shtojmë 8 filxhan ujë. 
  • Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lemë gjellën të ziejë në temperaturë të mesme. 
  • Kur të jetë bërë mishi e vendosim në një pyrex, kullojmë lëngun mos ka kocka. 
  • Mbajmë të ngrohtë lëngun që duhet të jetë 8-9 filxhan e hedhim në tenxhere të ziejë. 
  • Hedhim orizin kurë të ziejë uji dhe lemë të ziejë ngadalë të mbuluar me kapak në temperaturë të ulët.
  • Heqim tenxheren nga zjarri kur të jetë gati orizi, mbulojmë me një pecetë dhe lemë 5 minuta para se ta shërbejmë  të nxehtë me mishin.

Δημοσίευση σχολίου