Ftonj të pjekur



Përbërësit
  • 2 ftonj
  • 1 filxhan çaje sheqer
  • 1 gotë ujë
  • Kanellë një dru ose 1 lugë kafeje e prerë pluhur
  • 4-5 karafil ose një majë luge pluhur
  • 2-3 gota të vogla liker i preferencës tonë
Përgatitja
  • Pastrojmë ftonjtë nga pushi dhe i lajmë i fshijmë me një pecet. I presim në mes heqim pjesën e fortë farat (nuk i flakim i mbajmë). 
  • Nuk ju pastrojmë zhapën dhe i presim në copa.
  • Në një tenxhere hedhim ujin dhe ftonjtë. 
  • Në një copë tyli hedhim farat dhe pjesët e pastruara  më parë, i lidhim fortë dhe i vendosim në tenxhere bashkë me ftonjtë të ziejnë për 10-15 minuta.
  • Shtrojmë ftonjtë në një tepsi ose pyrex me gjithë ujin e tyre (heqim tylin me farat). 
  • Hedhim përsipër sheqerin dhe përbërësit e tjerë.
  • Nëse tepsia s'ka kapak mbulojmë me letër vajore dhe alumin.
  • Pjekim në furrë që kemi nxehur më parë 170 -180 gradë për një orë e gjysmë pothuajse  sa të zbuten dhe të trashet shurupi, afër fundit i zbulojmë të marrin ngjyrë.
  • Kthejmë shpesh herë dhe hedhim përsipër shurup sa të marrin ngjyrë në të gjitha anët.
  • Shërbejmë me kosë, akullore ose me krem të dëshirës sonë.


Δημοσίευση σχολίου