Tiramisu


Përbërësit
  • 5 vezë
  • 9 lugë supe sheqer
  • 500 gr mascarpone (djathë krem)
  • Biskota Savagiar ose Pavesini
  • Kafe espreso 2 filxhan
  • Kakao 2 lugë gjelle
  • 2 lugë gjelle konjak ose rumi
Përgatitja
    • Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve duke i hedhur në tase te veçanta.
    • Godasim në mikser dore të bardhat me një brez kripë të behën shkumë, te mos bien kur kthejmë tasin.
    • Godasim të verdhat me sheqerin sa te marrin ngjyrë si të bardhë, shtojmë mascarponen godasim përsëri sa të bëhet një krem homogjen.
    • Bashkojmë të dyja masat duke i goditur në të njëjtin drejtim.
    • Në një tepsi xhami pyrex 25×30 cm shtrojmë 1/3 e masës që përgatitëm.
    • Shtrojmë biskotat vertikalisht duke i kaluar ne masën e kafes ku kemi hedhur dhe konjakun hedhim përsipër 1/2 e masës së mbetur të kremit, shtrojmë prapë biskotat në mënyrë horizontale këtë herë dhe hedhim masën e fundit te kremit.
    • Vendosim në frigorifer rreth 10 orë, 2 orë përpara se të shërbejmë spërkatim me kakaon me ndihmën e një site.


      Δημοσίευση σχολίου