Krem karamele ne tenxhere presioni




Përbërësit 

  • 1/2 filxhan sheqer 
  • 1/4 filxhan ujë 
  • Për  karamelen
  • 1/3 filxhan sheqer 
  • 3 filxhan qumësht 
  • 4 vezë të mëdha 
  • 1 shkopë vanilje ose 1 lugë lëng i gatshëm 
  • Tavë ëmbëlsire formë 1 kg të hyjë në tenxhere 
Përgatitja
  • Vendosim në tenxhere këmbëzën që është për zierje në avull ose një tas hekuri me fund të sheshtë ( nuk duhet tava të preki në fundin e tenxheres) hedhim ujë aq sa mos të kaloj mesin e tavës.
  • Përgatisim karamelen në një tenxhere të vogël  vendosim sheqerin dhe ujin dhe ziejmë disa minuta, të marri ngjyrë të artë. 
  • Kujdesemi mos të  errësohet shumë ngjyra se vjen e hidhur. 
  • Hedhim karamelen në formë dhe e kthejmë vërdallë të shkoj dhe nëpër anët e formës
  • Përgatisim kremin;: ziejmë qumështin me farat e vaniljes të nxehet (kujdes mos të valojë,  nëse përdorim vanilje lëng e hedhim në fund).
  • Godasim vezët me sheqerin dhe shtojmë duke goditur qumështin dhe vaniljen lëng nëse  e përdorim. 
  •  Hedhim kremin në formë mbulojmë me letër albumin formën mirë e vendosim formën në tenxhere mbyllim kapakun dhe e lëmë të ziejë 15 minuta nga ora që  fillon fishkëllima e tenxheres e lëmë të bjeri krejtësisht avulli para se ta hapim tenxheren.  
  • E lemë të ftohet dhe e çojmë më pas në  frigorifer 2-3 orë të  paktën. 
  • Më përpara  se të shërbejmë e heqim letrën alumin dhe e kthejmë përmbys në një pjatë.

Δημοσίευση σχολίου