Liker thane


Përbërësit
1 kg sheqer
1 kg thana
1-2 dru kanelle
Disa karafil
1 shishe 700 ml brandi te paktën me 3 yje

Përgatitja

  • Zgjedhim thana te pjekura dhe te forta ne kohën e tyre.
  • I lajmë  dhe i vendosim ne vazo xhami qe mbyllet duke hedhur shtresa sheqeri.
  • E lemë vazon ne diell për 20 dite dhe e tundim disa herë që të shkrij sheqeri.
  • Mbas 20 ditësh, shtojmë brandin dhe aromat dhe e lëmë në diell dhe 20 ditë të tjera.
  • (Mundemi ta vendosim dhe brenda në shtëpi mbas hedhjes së konjakut për 20 ditët e tjera.)
  • Është një liker i fortë që nuk prishet edhe nëse e harrojmë pa kulluar shumë kohë.
  • E kullojmë me napë në shishe të pastër.

Δημοσίευση σχολίου