Reçel Fiku



Përbërësit
  • 1.200 gr fiq
  • 600 gr sheqer
  • 1 limon lëngun e tij
  • 1-2 lugë supe konjak
Përgatitja
  • Lajmë mirë fuqitë dhe i presim më katërsh pa ju pastruar zhapën .
  • I vendosim në tenxhere,shtojmë sheqerin dhe i lëmë na darka deri në mëngjes të ditës tjetër.
  • Ditën tjetër shtojmë një gotë ujë dhe vendosim tenxheren në zjarr të avashëm për 30 minuta, heqim texheren nga zjarri dhe e lemë të ftohet. 
  • Vendosim përsëri texheren në zjarr për 15 minuta të tjera. 
  • Para se ta heqim nga zjarri hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë të marri 2-3 valë akoma. (mundë ti shtypin me lugë ose me blender dore nëse kanë ngelur copa). 
  • E hedhim reçelin  të nxehtë në vazo të sterilizuara, e lëmë të ftohet dhe hedhim përsipër 1/2  lugë konjak. 
  • Mbyllim fortë vazot dhe i ruajmë në vend të freskët.

Tips
  • Kur trazojmë reçelin luga lë një vijë, atëherë është gati ta heqim nga zjarri.


Δημοσίευση σχολίου