Pite portokalle ( portokalopita)


Përbërësit

12 pjesë
Koha 60' minuta

Përbërësit

Për piten portokall

  • 1 pako petë të holla për ëmbëlsirë
  • 1 filxhan vaj misri
  • 1 filxhan i prerë sheqer
  • 1 vanilje
  • 1 faqe baking powder
  • Lëkura e 1 portokalli e grirë
  • 200 gr. kos i plotë
  • 4 vezë
Për sherbetin
  • 2 filxhan të prerë sheqer
  • 2 filxhan ujë 
  • Lëngun nga 3 portokall
  • 1 shkop kanellë

Përgatitja


  • Hapim petët në një tavolinë të thahen pakë (për 15 minuta).
  • Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë me një shpatull vajin,sheqerin,kosin,vezët beiking powder, vaniljen dhe zhapën e portokallit të grirë në rende.
  • Brenda në tas hedhim dhe gjysmat e petëve të copëtuara me dorë dhe trazojmë.
  • Në një tepsi që kemi hedhur pak vaj misri, shtrojmë petët që mbetën duke i mbledhur brenda në tepsi, (jo të shtruara drejt) hedhim masën e përgatitur përsipër dhe pjekim piten në 180°C me ajër për 40 minuta. Nxjerrim piten nga furra e lemë të ftohet dhe më pas e presim dhe përgatisim shurupin.
  • Ziejmë për 10 minuta sherbetin me lëngun e portokallit dhe kanellën dhe hedhim përsipër pites së ftohtë.

Δημοσίευση σχολίου