Reçel ftoi


Përbërësit
  • 1250 gr ftonj të pastruar dhe të prerë hollë
  • 1250 gr sheqer
  • 440 gr ujë
  • 2 vanilje
  • 1 l,k lëng limoni
  • 100 gr bajame të zbardhura
Përgatitja
  • Zgjedhim ftojnë të mëdhenj dhe i fshijmë mirë me një pecet të iki pushi i tyre.
  • Pastrojmë nga zhapa dhe presim në fleta të holla.
  • Presim çdo fletë në fije të holla si fijet e shkrepëses dhe i hedhim në ujë i shpëlajmë dhe i vëmë në tenxhere që kemi hedhur ujin e duhur, të ziejnë deri sa të zbuten.
  • Hedhim sheqerin dhe ziejmë në zjarr të lartë të lidhet reçeli shpejtë dhe të ruaj ngjyrën e artë ftoj (nuk duhet të bëhet i kuq).
  • Shtojmë lëngun e limonit dhe vanilje dhe sa të marrin 1-2 zierje heqim tenxheren nga zjarri.
  • Hedhim bajamet dhe mbushim vazot.
  • Ftonjtë bëhen dhe të grirë në rende në të njëjtën mënyrë.
  • Nëse duam që reçeli të marri ngjyrë të kuqe e ziejmë në temperaturë të mesme dhe shtojmë pak ujë tjetër.
  • Nëse nuk dëshirojmë të hedhim vanilje, ziejmë bashkë me ftonjtë disa fletë barbaroza.

Δημοσίευση σχολίου